Vendosni fjalën kyçe....

Fëmija në bord nuk pranon të vërë maskë, linja ajrore në Kanada anulon fluturimin


Një fluturim me avion nga një qytet në KAnada në tjetrin, është anuluar për shkak se një foshnjë nuk vendoste maskë në fytyrë.

Safwan Choudhry thotë se kompania e linjës ajrore ëestJet dëshironte që fëmija i tij 19-muajsh të vendoste një maskë në fytyrë, por vajza nuk ndalonte së qari.

Linja ajrore nga ana tjetër thotë se problemi nuk ishte me foshnjën, e cila është nën moshën e kërkuar për të mbajtur një maskë, por me fëmijën tjetër 3-vjeç të zotit Choudhry.

BBC shkruan se të martën në mëngjes, fluturimi nga Calgary për në Toronto u ndalua dhe të gjithë udhëtarët u urdhëruan të zbresin.

“Është ndryshe nga çdo gjë që kam parë ndonjëherë, e lëre më ta përjetoj”, tha Choudhry për BBC-në.
Choudhry i tha BBC-së se vajza e tij më e madhe, e cila është tre vjeçe, ishte duke ngrënë një meze të lehtë para nisjes kur stjuardesat iu afruan atyre duke i kërkuar që të dy fëmijët e tyre të mbanin një maskë. Ai tha se vetë ai dhe gruaja e tij ishin me maskë.

Choudhry thotë se i pyeti stjuardesat nëse vajza e tij mund ta përfundonte rostiçen e saj, por ato i thanë se kishin një “politikë të tolerancës zero” dhe nuk do të mbyllnin derën e avionit pa u veshur ajo me maskë. Choudhry tha se ai e pranoi menjëherë kërkon, por jo vajzat e tij.

Ai thotë se tre-vjeçarja e vendosi maskën, pas disa nazeve.

“Por vajza ime më e vogël ishte shumë e vështirë, ajo ishte në thelb histerike”. Choudhry thotë se ajo ishte aq e mërzitur sa që volli.

Ai thotë se kompania WestJet ishte agresive dhe u tha atyre se për shkak se vajza e tij e vogël nuk kishte veshur maskë dhe nuk donte të mbante maskë, e gjithë familja do të duhej të largohej.

Choudhry thotë se ai dhe gruaja e tij ishin të respektueshëm dhe në fund ranë dakord të largoheshin. Por më vonë mësoi se sipas politikës kanadeze të transportit, vetëm fëmijëve mbi dy vjeç u kërkohet të mbajnë një maskë, dhe kështu fëmija i tij 19 muajsh nuk kishte pse të vishte një.

Por kompania këmbëngul se ishte vajza 3-vjeçe ajo që s’mbante maskë dhe për këtë iu desh të thirrnin policinë. Pasi punonjësit e policisë hynë në avion, fluturimi u detyrua të shtyhej për ditën tjetër.

 

Në një video, një oficer policie u shpjegon pasagjerëve se ndërsa çështja e maskës me të madhen ishte “zgjidhur”, “sjellja e pasagjerëve të tjerë e la pjesën tjetër të ekuipazhit të ndihej e pasigurt”.

Disa pasagjerë mund të dëgjohen në video duke goditur policinë dhe ekuipazhin. Oficeri më pas konfirmon se kur ai arriti, fëmija më i madh kishte veshur një maskë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *