Vendosni fjalën kyçe....

Humbin jetën dy pacientë në 24 orët e fundit, 156 raste të reja me koronavirus


Dy pacientë kanë humbur jetën lidhur me Covid-19 në vend në 24 orët e fundit. Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë viktimat janë një 83-vjeçare nga Tirana dhe një 87-vjeçare nga Shkodra.

Një njoftim thuhet se së fundmi janë kryer 870 testime nga të cilat kanë dalë pozitivë 156 persona të prekur nga koronavirusi i ri.

Për sa i përket situatës në spitale, në dy spitalet janë shtruar 188 pacientë nga të cilët 20 janë në terapi intensive me 7 të intubuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *