Vendosni fjalën kyçe....

“Katër gra në nismën për të ndryshuar politikën” – Albana Loka, kandidatja shqiptare për Këshillin Bashkiak në Bolzano


Gazeta italiane Corriere della Sera i ka kushtuar një artikull zgjedhjeve vendore në Bolzano të Italisë. Ajo e nis artikullin me titullin ‘Katër gra në një bashkëpunim për të ndryshuar politikën’.

Bëhet fjalë për katër profesioniste në fusha të ndryshme që marrin pjesë në zgjedhjet për një vend në Këshillin Bashkiak të Bolzanos.

Në artikull i mëshohet faktit se të katër kandidatet janë femra, profesioniste të njohura në fushat respektive dhe se garimi i tyre pritet të sjellë një qasje më pak agresive në politikë.

Kandidatet shprehen se në marrjen e vendimeve ka nevojë edhe për një këndvështrim ndryshe dhe se për të qeverisur një qytet duhen pikëpamje të ndryshme.

Artikulli i Corriere della Sera

Janë katër, janë gra, janë bashkuar në një nismë për të treguar se është e mundur të ‘administrohet me një buzëqeshje’. Stefani Baroncelli, Elisabetta Bartocci, Monica Borromini dhe Albina Loka nga Bolzano, ku ato do garojnë në listën e Partisë Demokratike për një vend në Këshillin e Qytetit, fillojnë betejën e tyre për të ‘sjellë një qasje më pak agresive në politikë’.

Ato kanë prejardhje dhe përvoja profesionale shumë të ndryshme (janë përkatësisht profesore universiteti dhe prorektore, eksperte në trajnimin për kompanitë, avokate dhe psikoterapiste) por me një qëllim të përbashkët: të përtërijnë mënyrën e të bërit dhe adsministrimit të punëve publike duke sjellë një këndvështrim që ende, thonë ato, nuk vlerësohet sa duhet.

Perspektiva femërore

Baroncelli, Bartocci, Borromini dhe Loka në kuartet. Gjithmonë së bashku, të gjitha për një, një për të gjitha, si musketerët e famshëm. Një takim publik, një aperitiv, shumë nisma për t’u grave (por jo vetëm), duke përfshirë edhe fëmijët, për të rritur ndërgjegjësimin e pjesëmarrjes gjithashtu.

“Për të marrë vendime politike-administrative, mendojmë se është e rëndësishme të kemi një perspektivë që gjithashtu merr parasysh këndvështrimin femëror” – shpjegon Baroncelli – “Ne dimë të jemi më gjithëpërfshirëse, ​​më konkrete. Ne administrojmë shtëpinë, ne rrisim fëmijët, kemi një qëndrim pragmatik që mund të përfshijë atë të burrave. Ne besojmë se për të qeverisur një qytet, si dhe për të miratuar ligje, është e nevojshme të krahasohen pikëpamje të ndryshme”

Kishte dy gra në Këshilli Bashkiak në largim të Bolzanos.

“Është një pikënisje e mirë” – nënvizon profesorja – “por ne duam ta rrisim këtë kontribut. Ne gjithmonë mund të përmirësohemi dhe po punojmë drejt kësaj.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *