Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim ka dalë në një deklaratë për mediat, pas takimit me kryetaren e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademin.
Ajo i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për çështjet e sistemit të drejtësisë, për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese apo për punën e SPAK-ut.
Ndërsa e konsideroi të papranueshme faktin që Shqipëria ka qëndruar për një kohë të gjatë pa Gjykatë Kushtetuese, Kim shpreh kënaqësinë që kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, ka rënë dakord për ngritjen e kësaj gjykate deri në fund të këtij viti.
“Shqipëria ka qenë pa një Gjykatë Kushtetuese për një kohë të gjatë. Kjo nuk është një situatë e pranueshme për një vend që është anëtar i NATO-s dhe që aspiron të anëtarësohet në BE.
E kam thënë edhe më parë që opinioni i dhënë nga Opinioni i Venecias po fron një mundësi për të ecur përpara.
Kemi qenë të kënaqur gjithashtu që edhe kryetari i Kuvendit Ruçi ka rënë dakord që deri në fund të vitit duhet të ngrihet Gjykata Kushtetuese për shqiptarët.
Mendoj që është një gjë e mirë dhe ka ardhur koha që SPAK-u të jetë plotësisht funksional. Kemi parë që disa po përpiqen t’i pengojnë në punën e tyre dhe t’i intimidojnë gjyqtarët e prokurorët, por ka ardhur koha të ngrihemi kundër këtyre bullizuesve.
Mendoj se ligjet e Shqipërisë janë shumë të qarta dhe kushdo që e ka marrë atë letër. Ju falenderoj për mikpritjen e ngrohtë.”– ka deklaruar ambasadorja Kim.