Presidenti Meta ka reaguar ashpër pas publikimit të deklaratës së qytetares, e cila tha me zë e figurë se kryeministri Rama e kishte marrë në telefon pas denoncimit të saj se nuk kishte marrë ndihmat e premtuara nga qeveria.
Kreu i shtetit shkruan se bulizmi qeveritar duhet ndalur dhe se shqiptarët nuk e meritojnë arrogancën, fyerjen e papërgjegjshmërinë e qeverisë në mungesë të ndihmës së qeverisë.
“MJAFT me bulizëm qeveritar! Transparenca dhe dialogu janë detyrime të patjetërsueshme!
Në mungesë të humanizmit, ndihmës dhe përkrahjes shtetërore, shqiptarët në nevojë nuk e meritojnë edhe arrogancën, fyerjen dhe papërgjegjshmërinë! Solidaritet me zonjën Manjola Cakoni dhe familjen e saj!” – shkruan Meta në Facebook.