Vendosni fjalën kyçe....

Papa Françesku heq maskën dhe shtrëngon duart me besimtarët: Disa po përfitojnë nga kriza


Papa Françesku ka hequr dje maskën dhe zgjati duart për të prekur besimtarët, të rinj dhe të moshuar, në Vatikan.

83-vjeçari, i cili rifilloi javën e kaluar audiencën e tij të përgjithshme pas një bllokimi të gjatë, u tha besimtarëve se koronavirusi do të mposhtet nga dashuria e Zotit.

Siç shkruan Daily Mail, Papa hoqi maskën kur doli nga makina e tij, ai buzëqeshi dhe bisedoi, shtrëngoi duart dhe preku ballin e kongregantëve që përpëliteshin në barriera.

“Përgjigja e krishterë ndaj pandemisë dhe pasojës së krizës socio-ekonomike bazohet në dashuri”– u tha papa turmës në predikimin e tij.

Më pas ai iu referua ‘interesave partiake që po shfaqeshin’ që treguan se disa thjesht donin të përfitonin me egoizëm ndaj krizës.

“Fatkeqësisht, ne jemi dëshmitarë të shfaqjes së interesave partiake. Për shembull, ka nga ata që duan të përvetësojnë zgjidhje të mundshme për veten e tyre, të tilla si (zhvillimi) i vaksinave dhe pastaj shitja e tyre te të tjerët”- tha ai.
“Disa po përfitojnë nga situata për të nxitur ndarje, për të krijuar përparësi ekonomike ose politike, për të filluar ose intensifikuar konfliktin.”

Si pasojë, argjentinasi tha se ishte e detyrueshme për të krishterët që të donin armiqtë e tyre, një detyrë e vështirë kjo, por një ‘art që mund të mësohet dhe përmirësohet’ sipas tij.

“Një virus që nuk njeh pengesa, kufij ose dallime kulturore ose politike duhet të përballet me një dashuri pa barriera, kufij ose dallime”- tha Papa.

Papa Françesku u tha besimtarëve se me ndihmën e Zotit, “ne mund ta shërojmë botën nëse të gjithë përpiqemi së bashku për të mirën e përbashkët”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *