Vendosni fjalën kyçe....

Plagosja e shumëfishtë në Elbasan, policia jep detajet


Policia ka dhënë detajet e para të ngjarjes së ndodhur në Elbasan ku sipasojë e një sherri të çastit janë plagosur 4 persona.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Visarion Xhuvani” rreth orës 19:15 në një lokal në pronë të shtetasit S.Z 65-vjeç.

Të dëmtuar nga sherri kanë mbetur edhe 3 djemtë e tij R.Z 34 vjeç, Gj.Z 29-vjeç dhe E.Z 37-vjeç.

Policia ka shpallur në kërkim autorët e dyshuar pasi ka identifikuar.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 19:15, në lagjen “Visarion Xhuvani”, Elbasan, në një lokal në pronësi të shtetasit S.Z., 65 vjeç, si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta midis disa shtetasve janë dëmtuar me sende të forta dhe kanë marrë dëmtime të lehta shtetasit S.Z. R.Z., 34 vjeç, Gj.Z., 29 vjeç, dhe E.Z. 37 vjeç, ( i ati me tre djemtë), të cilët janë transportuar në Spitalin e Elbasanit, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta hetimore e profesionale është bërë e mundur idetifikimi i autorëve dhe po punohet intensivisht për kapjen e tyre.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *