Vendosni fjalën kyçe....

Plagosje e shumëfishtë në Elbasan, disa persona hyjnë në lokal dhe plagosin 5 të tjerë


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan ku disa persona kanë plagosur me mjete prerëse 5 persona.

Të plagosur kanë mbetur tre familjarë, pronarë të lokalit dhe dy klientë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Qamil Guranjaku në Elbasan, raporton Report Tv.

Të plagosurit ndodhen në spitalin e Elbasanit për të marrë mjekimin e nevojshëm.

Akoma nuk dihen arsyet e ngjarjes. Policia ka mbërritur në vendngjarje për të zbardhur ngjarjen.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *