Pas arrestimit nga policia të Inspektorit të Drejtorisë së Hetimit Tatimor i cili dyshohet se ka kryer korrupsion ka reaguar Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT).
DPT-ja pas bërjes publike të njoftimit nga policia ka reaguar duke njoftuar shkarkimin e tij.
Në njoftimin e saj, DPT-ja mbështetit aksionin e policisë për arrestimin e nëpunësit të saj.
Deklarata:
DPT mbёshtet operacionin e kryer nga Policia e Tiranёs.
Drejtoria e Pёrgjithshme e Tatimeve nё mbёshtetje tё operacionit tё ndёrmarrё nga Policia e Tiranёs, “Tatimori”, pёrshёndet aksionin e fundit tё kryer nga ky autoritet, ku sё fundmi ёshtё konstatuar se njё inspektor në Drejtorinë e Hetimit Tatimor në DPT ёshtё dyshuar dhe arrestuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Drejtoria e Pёrgjithshme ёshtё e vendosur tё mbёshtesё ҫdo veprimtari tё Policisё sё Shtetit nё luftёn kundёr korrupsionit dhe evazionit fiskal nё Administratёn Tatimore dhe mё gjerё.
Pas njoftimit pёr ngjarjen e ndodhur, DPT ka marrё masat e nevojshme administrative pёr largimin e menjёhershёm tё inspektorit nga detyra.
Drejtoria e Pёrgjithshme e Tatimeve dёshiron tё ritheksojё angazhimin e saj nё garantimin e njё shёrbimi tё ndershёm dhe transparent, si dhe tё sigurojё ndёrtimin e njё administrate publike funksionale bashkёkohore nё funksion tё tё gjithё tatimpaguesve, vendit dhe shoqёrisё shqiptare.
DPT do tё vazhdojё tё jetё e angazhuar maksimalisht deri nё pastrimin e të gjithë figurave të cilat ushtrojnë funksione publike dhe abuzojnë me to në kurriz të biznesit dhe qytetarëve shqiptarё.
Ftojmё të gjithë tatimpaguesit dhe qytetarët të denoncojnë ҫdo veprim korruptiv të strukturave të Administratës Tatimore në të gjitha nivelet.