Vendosni fjalën kyçe....

Shkërmoqet propaganda e Veliajt – Filmohet duke i kërkuar llogari në zyrë, ndërhyjnë bodigardët (VIDEO)


Propaganda e kryetarit të Bashkisë së Tiranës është shkërmoqur në vetëm disa minuta video të filmuar në zyrën e tij dhe të publikuar në rrjetet sociale nga lëvizja “Për Universitetin”.

Në një takim të zhvilluar me disa studentë në zyrën e tij ku Veliaj po shpaloste arritjet e tij është përballur me studentin e Lëvizjes Për Universitetin.

Studenti ka kundërshtuar deponimet e Veliajt duke i përmendur se Karta e Studentit nuk funksionin dhe nuk mund të blihet as libra dhe as abone me të.

Studenti i ka përmendur Veliajt edhe vdekjen e Ardit Gjoklajt në landfillin e Sharrës.

Veliaj i cili kuptoi më pas se po filmohej duke i thënë të pranishëmve se nuk po bënin mirë se edhe nuk ishte etike veprimi pasi ai kishte ftuar studentët në shtëpinë e tij. 

Pas kësaj studenti i është kthyer se fjalët e kryebashkiakut ishin propagandë dhe se ata nuk ishin të ftuar por në shtëpinë e përbashkët të Bashkisë Tiranë.

Mes kryebashkiakut dhe studentit është zhvilluar një debat me tone të larta sa është dashur edhe ndërhyrja e badigardit i cili ka tentuar të largojë nga salla studentin. Veliaj nuk ndaloi ndërhyrjen e badigardëve të cilët u kërkonin studentëve të ulnin zërin. 

Në fund Veliaj si gjithnjë politizoi situatën dhe qëndrimin e studentëve duke i përmendur se bëjnë pjesë në parti politike. 

Sot Erion Veliaj kishte thirrur një takim propagandistik me studentë për të folur për arritjet imagjinare të Bashkisë së Tiranës, sidomos për sa u përket shërbimeve ndaj studentëve. Mes studentëve të tjerë, në takim hynë edhe aktivistët e Lëvizjes Për Universitetin, të cilët me zë të plotë e të qartë ekspozuan karakterin mashtrues të kartës së studentit dhe mosrealizimin e asnjë premtimi që u është bërë studentëve – nga konviktet tek aboneja dhe karta studentore.

Aktivistët i përmendën edhe betonizimin e Tiranës dhe përgjegjësinë që Veliaj ka për vrasjen e 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj.

Si gjithmonë në të tilla raste, pushtetarit i mbeti fjala në grykë“shkruhet në postimin e Lëvizjes për Universitetin./Hashtag.al

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *