“Rage” është libri më i fundit për presidentin Donald Trump, që po shkakton mjaft zhurmë në SHBA.
Gazetari Bob Woodward i “Washington Post”-it, në librin e tij të ri “Rage”, shkruan se presidenti amerikan i ka pranuar në një intervistë se e dinte që koronavirusi ishte i rrezikshëm, që disa javë para vdekjes së parë të konfirmuar në SHBA.
“Këto janë gjëra vdekjeprurëse”– i tha Trump gazetarit Woodward më 7 shkurt, citon FoxNews.
Në një seri intervistash me Woodward, Trump i zbulon se ai kishte një nivel të habitshëm të detajeve në lidhje me kërcënimin e virusit më herët sesa dihej më parë. “Shumë e mahnitshme”,- i tha Trump, duke shtuar se virusi ishte ndoshta pesë herë “më vdekjeprurës” se gripi.
Por ky rrëfim që Trump ka bërë për gazetarin, bie në kontrast të plotë me komentet e tij të shpeshta publike në atë kohë ku këmbëngulte se virusi “do të zhdukej” dhe “të gjithë do ia dilnin mirë”.
Seksioni mbi komentet e Trump-it për COVID-19 gjeneroi polemika të shpejta, megjithëse detajet e fshehta mbi një sistem të ri të armëve me siguri do të shkaktojnë mjaft spekulime në vazhdim. ëoodëard citon Trump-in duke thënë se SHBA ka ndërtuar një sistem armësh “që askush nuk e ka pasur kurrë më parë në këtë vend”.
“Unë kam ndërtuar një sistem armësh që askush nuk e ka pasur kurrë më parë në këtë vend”– i tha atij presidenti
Trump ndërsa diskutonte se sa afër SHBA-të i erdhën një lufte me Korenë e Veriut në vitin 2017.
“Ne kemi gjëra që as nuk i keni parë ose dëgjuar. Kemi gjëra për të cilat Putini dhe Xi nuk kanë dëgjuar kurrë më parë.”- citohet të ketë thënë Trump.
Pas zhurmës që bëri publikimi i fragmenteve të këtij libri, Trump reagoi duke thënë se si President, ai duhej të tregonte qetësi dhe të mos shkaktonte panik tek njerëzit.
“Unë jam udhëheqësi i vendit, nuk mund të kërcej lart e poshtë dhe të frikësoj njerëzit”– tha Trump. “Unë nuk dua të tremb njerëzit. Unë dua që njerëzit të mos panikohen, dhe kjo është pikërisht ajo që unë bëra.”
Ai shtoi se vazhdon ta bëjë këtë, sepse nuk dëshiron të krijojë panik.
Shefi i Shtabit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadows deklaroi se nëse ai do të ishte duke punuar në administratë kur filluan intervistat vitin e kaluar, ai nuk do ta kishte këshilluar Trump-in të ulej me gazetarin Woodward.
“Unë nuk jam i befasuar që presidenti ishte në telefon me Bob Woodward”– i tha Meadows gazetares Martha MaCcallum. “Hyrja e tij në Shtëpinë e Bardhë është ndoshta diçka që nuk do ta kisha rekomanduar po të kisha qenë në rolin e shefit të stafit më herët, por është gjëja tipike që bën presidenti. Ai beson se nuk ka asgjë për të fshehur, kjo është gjëja më e mirë për atë “.