Presidenti Donald Trump vijoi t’i përgjigjej materialit në librin e ri të autorit Bob Woodward.
Presidenti sfidoi deklaratat e Woodward, sipas të cilit Trump jo vetëm që minimizoi natyrën serioze të koronavirusit në fazat e hershme të infeksionit, por gënjeu popullin amerikan për këtë.
“Bob Woodward kishte citimet e mia për shumë muaj.” shkroi Trump në Twitter.
“Nëse ai mendonte se ishin kaq të këqija ose të rrezikshme, pse nuk i raportoi menjëherë në përpjekje për të shpëtuar jetë? A nuk e kishte ai një detyrim për ta bërë këtë? Jo, sepse ai e dinte që ato ishin përgjigje të mira dhe të duhura. Qetë, pa panik!”
Kur gazetarët e pyetën më 30 mars pse ai po minimizonte seriozitetin e virusit, Trump u përgjigj: “Deklaratat që bëra janë: Unë dua ta mbaj vendin të qetë. Unë nuk dua panik në vend.”