Një sherr me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur në lagjen 5 Maji në Tiranë.
Raportohet se 30-vjeçari me iniciale R. Gj., ka marrë një plumb në këmbë dhe është transportuar për në Spital. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Autori ka qenë i veshur me bluzë të bardhë dhe pantallona të shkurtra dhe është identifikuar nga policia, raporton Report Tv
Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje për të hetuar ngjarjen.