Vendosni fjalën kyçe....

Balla nga Elbasani: Dobësia e thellë e kundërshtarit s’duhet të na vetëkënaqë


“Dobësia e thellë e kundërshtarit dhe pabesueshmëria e tyre publike, nuk duhet të na vetëkënaqë”- kështu ka deklaruar sot kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në një takim në Asamblenë Socialiste të Elbasanit.

Balla thotë se shumica e shqiptarëve e sheh PS-në si forca e vetme politike “që ndërton shtet dhe garanton plotësimin e aspiratës për integrim europian’.

Por shton se për shkak të kësaj, socialistët nuk duhet të lënë pas dore për asnjë moment organizmin dhe përmirësimin e strukturës së Partisë.

“Në kuadër të takimeve organizative dhe parapërgatitore për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit 2021, mora pjesë në Asamblenë Socialiste të Elbasanit.
Dobësia e thellë e kundërshtarit dhe pabesueshmëria e tyre publike, nuk duhet të na vetëkënaqë duke lënë pas dore për asnjë moment organizmin/përmirësimin e strukturës së Partisë sonë.
Ne s’mund të jemi të vetëkënaqur se një pjesë e shqiptarëve na shohin si e keqja më e vogël, por shumica e shqiptarëve na beson ne si forca e vetme politike që ndërton shtet dhe garanton plotësimin e aspiratës për integrim europian.
Qasja jonë në qeverisje ka gjithmonë në themel shpirtin e protestës ndaj problemeve me të cilat përballen realisht shqiptarja e shqiptari i thjeshtë cdo ditë, në cdo zyrë shteti, në cdo bashki, në cdo shërbim publik etj.”- shprehet Balla.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *