Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i ka dërguar një letër kryetarëve të Degëve për të identifikuar presionet në administratë nga mazhoranca për punonjësit.
Bardhi i referohet një formulari që sipas tij u është shpërndarë nga Partia Socialiste në të gjitha institucionet shtetërore.
Bardhi i ka lënë drejtuesëve të PD në çdo degë dy detyra të rëndësishme:
- Të identifikojnë të gjithë drejtuesit e institucioneve shtetërore që kanë shpërndarë një Formular të tillë apo që shantazhojnë punonjësit e tyre për qëllime politike/elektorale, si dhe të dokumentohen veprimet e paligjshme të çdo punonjësi të administratës shtetërore që angazhohet në veprimtari politike me qëllim elektoral. Për secilin prej tyre të dhënat të përcillen në Shtabin Qendror në PDSH për efekt dokumentimi dhe për përgatitjen e kallëzimeve penale në prokurori..
- Të garantohen të gjithë punonjësit e administratës publike që nuk angazhohen në veprimtari politike se asnjë akt shantazhi apo largimi nga puna për qëllime elektorale nuk do të njihet nga Qeveria e re e Partisë Demokratike e dalë pas zgjedhjeve të 25 Prillit 2021.