Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka bërë një reagim për nisjen e vitit të ri shkollor.
Basha thotë se nuk mjafton vetëm dizinfektimi dhe klasat me turne, por se duhen marrë masa të tjera urgjgente për të mbrojtur fëmijët dhe stafin pedagogjik.
Kryedemokrati kërkon që çdo mësues të testohet për COVID-19 ditën e parë të shkollës. Sipas tij, testimet periodike dhe të shpeshta duhen që të shmanget zinxhiri infektues.
“Tashmë shumë, pranë nisja e vitit të ri shkollor është një ditë e mirëpritur nga mijra nxënës, prindër dhe staf pedagogjik në të gjithë vendin.
Ky vit nis në kushte të vështira për mësuesit, nxënësit dhe familjet e tyre. Javët e fundit numri i të prekurve me covid19 vazhdon të jetë të lartë ndërkohë që mbetet detyrë parësore e qeverisë të marrë masa konkrete për të shmangur përhapjen e virusit mes nxënësve dhe mësuesve.
Veç dezifektimit të ambjenteve shkollore, mësimit me turne për të shmangur klasat me shumë nxënës, duhet kryer urgjentisht dhe testim masiv për të gjithë stafin mesimor. Çdo mësues ditën e parë të shkollës duhet të ketë rezultatin e testit të covid 19. Me testime të shpeshta të stafit mësimor në vazhdim, do të mund të shmanget dhe një zinxhir i mundshëm infeksioni që do ta rëndonte edhe më tej situatën.
Ndërkohë qe Kosova pritet ta zbatojë këtë plan, qeveria shqiptare duhet të nisë urgjentisht marrjen e masave për të siguruar testimet për stafin mësimor.
Jeta dhe shëndeti i mësuesve, nxënësve dhe të gjithë shqiptarëve është sot më i rëndësishëm se çdo shoë politik!”– shkruan kryedemokrati.