Vendosni fjalën kyçe....

Bojkoti i kampionatit, Liga Profesioniste mbledhje për të negociuar me qeverinë


Liga Profesioniste e Futbollit shqiptar do të mblidhet sërish ditën e nesërme për të diskutuar rreth çështjes së kërkesave të drejtuara ndaj qeverisë, përmbushja e të cilave është bërë shkak për bojkotin e sezonit të ri të Kategorisë Superiore.

“Panorama Sport” ka publikuar agjendën e mbledhjes së nesërme të klubeve të elitës së futbollit shqiptar. Njëra prej 3 pikave të diskutimit është dhe përcaktimi i grupit negociator që do të ulet në bisedime me qeverinë.

Në rendin e ditës është futur dhe opsioni i diskutimit të hapave të mëtejshëm në rast refuzimi të qeverisë.

Ditën e djeshme kreu i qeverisë Edi Rama foli për bojkotin e kampionatit dhe kërkoi të negociojë me ligën për të riparë kushtet e kërkuara nga klubet dhe mendimet e qeverisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *