Deputeti i Partisë Kristian Demokrate në Suedi, Magnus Jacobsson, ka nominuar tre qeveri për Çmimin Nobel për Paqe: të SHBA-ve, Kosovës dhe Serbisë.
Propozimi i Jacobsson vjen një javë pas nënshkrimit të marrëveshjes për normalizim ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë.
“Kam nominuar Qeverinë e SHBA-ve, Kosovës dhe Serbisë për Çmimin Nobel për Paqe, për punën e tyre për punën e tyre të përbashkët për paqen dhe zhvillimin ekonomik, përmes marrëveshjes së bashkëpunimit të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë. Tregtia dhe komunikimet janë blloqe të rëndësishme në ndërtimin e paqes”, shkruan Jacobsson në një postim në “Twitter”.
I have nominated the US Gov. and the governments of Kosovo and Serbia for the Nobel Peace Prize for their joint work for peace and economic development, through the cooperation agreement signed in the White House. Trade and communications are important building blocks for peace. pic.twitter.com/XuhkLbHZAV
— Magnus Jacobsson (@magnusjacobsson) September 11, 2020