Drejtoresha e Organizatës Botërore të Shëndetësisë Dr. Bettina Menne ka dhënë një mesazh për fillimin e vitit të ri shkollor në kushte të pandemisë dhe me masa për ruajtjen e distancës mes nxënësve dhe mësuesve.
Në mesazhin e saj, Dr. Menne thekson se fëmijët përshtaten shpejt me situatën dhe e rëndësishme është t’i shpjegosh rregullat sepse ata mësohen me situatën.
“Janë përfunduar tashme Protokollet e menaxhimit praktik të rasteve potenciale të rrezikut (tek mësuesit, fëmijët apo stafet mbështetëse).
Pavarësisht COVID-19 apo këtyre protokolleve qe rregullojnë rregulla të reja në shkolle, as familjet dhe as fëmijët nuk kanë pse të ndjehen të tensionuar”-nënvizoi Drejtoresha e OBSH-së. .
Deklarata e plotë:
Gjëja më e rëndësishme është që udhëzimet dhe rregullat e Ministrive të Shëndetësisë dhe Arsimit të respektohen.
Duhet t’ informojmë fëmijët mbi çdo mase qe kemi marre. Fëmijët gëzojnë një mekanizëm të mrekullueshëm përshtatjeje, nëse ata e dinë çfarë duhet të bëjnë dhe cilat janë rregullat.
Këto përfshin:
Si të hyjnë e të dalin nga mjediset e shkollës
Si të qëndrojnë dhe si do zhvillohet mësimi në klasë
Çfarë u lejohet në lidhje me lëvizjen brenda shkollës
Çfarë masash higjenike janë për t’u marre
Çfarë do bëjnë mësuesit dhe stafi tjetër mbështetës
Si edhe çfarë do t’u duhet të bëni juve si prindër:
Të plotësoni çdo ditë Vetë-Deklarimin elektronik për Kushtet Shëndetësore të Fëmijës, në mënyrë të përgjegjshme dhe duke vendosur numrin e telefonit të prindit;
Nëse ju duhet të flisni me një mësues, drejtori do të zbatoje një komunikim elektronik apo do mundësojë evente të programuara, takimesh balle për balle
Në rast se ju çoni fëmijën/fëmijët në shkolle, ju nuk mund të pranoheni brenda mjedisit shkollor pavarësisht cilësdo arsye
Janë përfunduar tashme Protokollet e menaxhimit praktik të rasteve potenciale të rrezikut (tek mësuesit, fëmijët apo stafet mbështetëse).
Pavarësisht COVID-19 apo këtyre protokolleve qe rregullojnë rregulla të reja në shkolle, as familjet dhe as fëmijët nuk kanë pse të ndjehen të tensionuar.
Fleksibiliteti I fëmijëve për të pranuar këtë situatë mundet madje të kthehet në një model për të rritur që të respektojnë me mire kërkesat themelore të mbrojtjes: ver një maske, mbaj higjienën, ruaj një distance fizike baze.
Unë ju uroj të gjithë fëmijëve shqiptare shume sukses me vitin e ri shkollor dhe jam kaq e lumtur t’i shoh të kthehen atje ku ata përkasin: Fëmijët tanë janë fëmijë të Dijes! Dhe ne duhet t’u mësojmë atyre Shkencën e Dashurisë, çdo ditë!