Disa foto kanë qarkulluar në rrjet këtë mesditë, ku në spitalin Infektiv shihen disa persona të armatosur dhe me veshje mbrojtëse e me maska, duke shoqëruar një person të sëmurë.
Personat në foto janë gardianë dhe e infektuara që shoqërojnë është një grua e burgosur e cila ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.
Gardianët që e shoqërojnë janë veshur me veshje speciale dhe maska për të mos u infektuar dhe ata.
Për arsye sigurie, siç ndodh në rastin e transportimit të të burgosurve, në dorë njëri prej tyre mban një armë automatike MP5.