Vendosni fjalën kyçe....

Kanosën policët në Kukës, arrestohen 3 persona dhe shpallet në kërkim një tjetër


Policia e shtetit nëpërmjet një njoftimi thotë se ka arrestuar 3 shtetas pasi kanë kanosur efektivët e policisë për shkak të detyrës në Kukës dhe shpalli në kërkim një tjetër.

Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur pasi “në njërën nga pikat e kontrollit, konkretisht në aksin rrugor Krumë-Letaj, shërbimet e Policisë kanë konstatuar dhe i kanë bërë shenjë për ndalim, drejtuesit të një kamioni pa targa, i cili ishte i ngarkuar me material kromi në dukje.

Punonjësit e Policisë i kanë kërkuar drejtuesit të mjetit shtetasit A. D., dokumentacionin e mjetit dhe të ngarkesës, por shtetasi A. D. i ka kundërshtuar punonjësit e Policisë dhe nuk ka dhënë asnjë dokument. Në këto kushte punonjësit e Policisë e kanë shoqëruar, për t’i bllokuar mjetin në ambientet e Komisariatit të Policisë Has.

Gjatë shoqërimit për veprime të metejshme në Komisariatin e Policisë Kukës, familjarët e shtetasit A. D., konkretisht vëllezërit B. D., D. D. dhe kushëriri i tij B. D., janë konfliktuar dhe kanë kanosur punonjësit e Policisë, me qëllim që të mos bllokonin kamionin”.

Njoftimi i policisë:

Kundërshtuan urdhrin e punonjësit të Policisë dhe i kanosën ata për shkak të detyrës, vihen në pranga tre shtetas dhe shpallet në kërkim një tjetër.

Në zbatim të planit të masave për goditjen e paligjshmërisë, goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm dhe kontrabandës, strukturat e DVP Kukës kanë ushtruar kontrolle me pika të lëvizshme kontrolli në të gjitha akset rrugore të qarkut Kukës.

Në këtë kuadër, në njërën nga pikat e kontrollit, konkretisht në aksin rrugor Krumë-Letaj, shërbimet e Policisë kanë konstatuar dhe i kanë bërë shenjë për ndalim, drejtuesit të një kamioni pa targa, i cili ishte i ngarkuar me material kromi në dukje.

Punonjësit e Policisë i kanë kërkuar drejtuesit të mjetit shtetasit A. D., dokumentacionin e mjetit dhe të ngarkesës, por shtetasi A. D. i ka kundërshtuar punonjësit e Policisë dhe nuk ka dhënë asnjë dokument. Në këto kushte punonjësit e Policisë e kanë shoqëruar, për t’i bllokuar mjetin në ambientet e Komisariatit të Policisë Has.

Gjatë shoqërimit për veprime të metejshme në Komisariatin e Policisë Kukës, familjarët e shtetasit A. D., konkretisht vëllezërit B. D., D. D. dhe kushëriri i tij B. D., janë konfliktuar dhe kanë kanosur punonjësit e Policisë, me qëllim që të mos bllokonin kamionin.

Me ardhjen e forcave të tjera të Policisë në ndihmë është bërë shoqërimi i shtetasve në ambientet e Policisë dhe në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve në DVP Kukës bënë arrestimin në flagrancë të tyre, konkretisht:

B.D., 30 vjeç, A. D., 33 vjeç dhe B. D., 34 vjeç, banues në Golaj.

Si dhe u shpall në kërkim policor shtetasi D. D., 36 vjeç, njëri prej vëllezërve të drejtuesit të kamionit.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes, ndërsa nga ana e Policisë rrugore vijojnë veprimet për bllokimin e kamionit.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të Policisë së Rendit Publik”, “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit Publik”, ”Kanosja për shkak të detyrës”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *