Në një takim me gjimnazistët e Fierit, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka mbetur me mbresa nga pjekuaria e tyre.
“Fantastikë gjimnazistët e Fierit, këta të rinj që me pjekurinë e tyre kanë zgjedhur të qëndrojnë këtu, ta transformojnë Shqipërinë, ta bëjnë atë shtëpinë tonë të përbashkët”- tha Kryemadhi.
Ajo shpreson dhe beson se 25 Prilli do të jetë dita e gjykimit për shkatërrimin që sipas saj i është bërë arsimit.
“Më 25 Prill rinia e Fierit dhe Shqipërisë do të votojë për një të ardhme më të mirë. Do të jetë dita e gjykimit për të çmontuar pseudoreformat dhe shkatërrimin që i është bërë arsimit nga dyshja Rama-Shahini dhe për të ndërtuar një sistem të ri ku ofrohet edukim cilësor, ku respektohet mësuesi, ku garantohet punësimi dhe i shërbehet zhvillimit të vendit”- shkruan Kryemadhi.