Vendosni fjalën kyçe....

Naftëtarët e Ballshit në protestë: Tallje pa fund me ne, të hënën afati i fundit


Punonjësit e Rafinerisë së naftës në Ballsh janë përsëri të zhgënjyer nga kompania që e administron dhe duhet t’i paguajë dhe për këtë arsye janë rikthyer në protestë.

Ata kanë zgjedhur të hënën si afatin e fundit që naftëtarët e Fierit i kanë lënë kompanisë “Allun” për të mbajtur premtimet e dhëna, për pagat e prapambetura dhe rifillimin e punës.

Kjo datë është zgjedhur jo pa qëllim, pasi të hënën rinis viti i ri shkollor dhe naftëtarët shprehen se nuk kanë mundur dot të përmbushin detyrën e tyre si prindër.

“Sot ka qenë afati i fundit për kontrata dhe dhënia e pagës së premtuar. Me dhënien e këtyre dyjave duhet të fillonte punë. Kontratat pothuajse janë të përfunduara, por pjesa më e madhe që janë për të hyrë në rafineri i kanë nënshtruar kontrata. Janë premtime boshe, e ka parë Shqipëria videon e ministres, jemi shumë të zhgënjyer nga kjo kompani, se nëse nuk ka financë për të dhënë pagën minimale, ditën e hënë ku do të shkojnë në protestë apo të çojmë fëmijët në shkollë. Kjo është një tallje e pafund, se tentojmë t’i kontaktojmë dhe nuk na përgjigjen. Le të mbajë përgjegjësinë si është shprehur me zë dhe me figurë le të marrë përgjegjësinë e duhur”, tha kreu i sindikatës së naftëtarëve Sokol Dautaj.

Një tjetër naftëtar tha se sot duhet të merrnin përgjigje nga drejtuesit e kompanisë që administron Rafinerinë, por sipas tij ata kanë fikur celularët dhe nuk përgjigjen.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *