Vendosni fjalën kyçe....

“Nancy Pelosi të ndiqet penalisht” – Mijëra amerikanë firmosin peticionin


Mijëra amerikanë kanë nënshkruar një peticion përmes të cilit kërkojnë që Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, të ndiqet penalisht.

Kjo nën akuzën për shkelje të rregullave të vendosura për COVID-19, pasi ajo u kap në kamera pa maskë, brenda një salloni bukurie që përfshihej në bizneset e mbyllura.

Daily Wire shkruan se më shumë se 17 mijë njerëz e kanë nënshkruar peticionin ndërsa synohen të mblidhen 25 mijë firma për të nxitur Shefin e Policisë së San Franciskos, William Scott, për të ndjekur penalisht demokraten.
Peticioni përfshin një letër drejtuar Scott, ku thuhet: “Ligjet nuk janë vetëm për njerëzit e vegjël”.

“Jo vetëm që Nancy Pelosi shkelte me vetëdije urdhrat shëndetësore, por vetëm shkatërroi një biznes sepse ajo nuk mund të merrte një përgjegjësi. Minimalisht, Nancy Pelosi duhet të ndiqet penalisht nga San Francisco për shkeljen e rregullave të COVID-19. Tani! ”– thuhet në letër.

I gjithë ky reagim, vjen pasi Pelosi u filmua brenda një salloni bukurie, e veshur me një rrobdeshamber dhe pa maskë, në një kohë kur kjo ishte e ndaluar.

Dhe jo vetëm që nuk mbajti përgjegjësi për këtë, por ia hodhi fajin pronares së sallonit duke thënë se e kishte futur në kurth.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *