Vendosni fjalën kyçe....

Nata e parë në Shkodër – Yuri Kim darkon me ish-ministrin Bushati


Ambasadorja amerikane ndodhet në Shkodër për një vizitë dy-ditore dhe në mbrëmjen e parë, është parë të darkojë me ish-ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushatin.

Tv1 Channel ka publikuar një foto nga kjo darkë, ku Kim dhe Bushati shihen në një nga restorantet në qendër të qytetit.

Nuk dihet se çfarë kanë diskutuar gjatë darkës, ambasadorja me politikanin.

Ditmir Bushati ka qenë drejtuesi politik i PS-së në qarkun e Shkodrës, por kryeministri Edi Rama e shkarkoi atë për ta zëvendësuar me Valdrin Pjetrin, i cili u prek nga ligji për dekriminalizimin.

Vetëm para pak ditësh, ambasadorja Kim ka paralajmëruar liderët politikë shqiptarë, se do të mbajnë përgjegjësi për kandidatët në zgjedhje dhe pastërtinë e figurës së tyre.

Ky takim i Bushatit me ambasadoren vjen si një surprizë, në një kohë kur lideri i ri politik i PS-së në Shkodër, Ilir Beqaj, tha se nuk dihej se ku ishte ish-ministri.

“Bushati ka 14 muaj që e ka lënë PS Shkodër dhe nuk mund të themi si e la ai PS-në këtu. Zoti Bushati është deputet dhe nuk e vendosim ne nëse është apo jo, dhe aktualisht nuk ndodhet as në Tiranë dhe as në Shkodër” – shprehej Beqaj.

Bushati më pas publikoi disa foto, duke zbuluar se ndodhej në Danimarkë duke prezantuar një histori suksesi të një shqiptari nga Tetova. Por mesa duket ai është kthyer.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *