Vendosni fjalën kyçe....

Prej 10 ditësh, Suedia regjistron mesatarisht 1 viktimë në ditë nga Covid-19


Në dhjetë ditët e fundit, Suedia, ka patur mesatarisht një vdekje në ditë dhe ka gjithsej 13 pacientë në kujdesin intensiv.

Ky vend europian nuk vendosi bllokimin e popullsisë si vendet e tjera, për të përmbajtur përhapjen e koronavirusit. Ndonëse fillimisht pati shumë skeptikë për politikën e ndjekur nga Suedia, tanimë ky vend duket se ka marrë vendimin e duhur.

“Suedia ka regjistruar normën e saj më të ulët të testeve pozitive të koronavirusit edhe pse regjimi i saj i testimit është rritur në nivele rekord”– shkruan The Times.

Suedia zgjodhi një qasje shumë më të “hapur” sesa shumë vende perëndimore në përgjigjen e saj ndaj pandemisë Covid-19.

Kishte disa parashikime që politika e Suedisë mund të rezultojë në 50,000 vdekje, por deri më tani, atje kanë vdekur 5,838 njerëz nga COVID-19.

Siç shpjegon Daily Mail, “Zyrtarët në Stokholm argumentuan në fillim të pandemisë se virusi do të paraqiste një sfidë afatgjatë dhe se do të ishte më e dobishme për njerëzit që të vazhdonin të punën e tyre të përditshme dhe të krijonin imunitet ndaj tij. Publiku u nxit të punojë nga shtëpia ku të jetë e mundur, por shkollat, baret dhe restorantet kryesisht mbetën të hapura gjatë gjithë kohës. Suedia nuk ka kërkuar që maskat ​​të mbahen të vëna në dyqane apo në transport ”.

Daily Mail shtoi se Danimarka, e cila vendosi kufizime më të rrepta, ka patur një rritje të shkallës së infektimit më të lartë sesa ajo që u pa në Suedi, pavarësisht se fillimisht dukej sikur e kishte frenuar virusin.

Epidemiologu Johan Carlson, kreu i Agjencisë së Shëndetit Publik të Suedisë, tha, “Qëllimi i qasjes tonë është që vetë njerëzit të kuptojnë nevojën për të ndjekur rekomandimet dhe udhëzimet që ekzistojnë. Nuk ka hile të tjera para se të ketë masa mjekësore në dispozicion, kryesisht vaksinat. Popullata suedeze e ka marrë këtë me zemër. ”

Shifrat tregojnë se suedezët janë treguar mjaft të kujdesshëm dhe po arrijnë t’i zbatojnë këshillat e mjekëve më së miri, pavarësisht se nuk janë të detyruar nga ligji t’i zbatojnë si në vendet e tjera.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *