Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi ka postuar një video të premtimit të Kryeministrit Edi Rama për mbylljen e lojërave të fatit.
Ndërsa vetëm pak ditë më vonë, qeveria lejoi rihapjen e kazinove duke përcaktuar edhe zonën për vendosjen e tyre në qytetin e Tiranës.
“Çfarë e detyroi Edi Ramën të shkelë edhe premtimin kundër kumarit?
Heshtja e tij për të dhënë shpjegime për këtë çështje, tregon se ai është në pazar të pistë me botën e krimit që menaxhon kumarin.
Kur të dëgjoni herë tjetër Edi Ramën duke premtuar diçka, kujtoni edhe mashtrimin me bixhozin dhe hiqjani vizën! Është gënjeshtar”-shkruan Bardhi.