Vendosni fjalën kyçe....

Sot bëhen 19-vjet nga sulmet terroriste të 11 shtatorit, tragjedia që tronditi SHBA-në


11 shtatori i 2001-shit na sjell të gjithëve në kujtesë kohën kur SHBA-ja u godit nga sulme të avionëve ushtarakë të Al Kaedës.

Këtë të premte, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg do të bashkohet me Përfaqësuesin e Përhershëm të SHBA-ve në NATO Kay Bailey Hutchison në Memorialin e Sulmeve të shtatorit të 2001-shit.

Të pranishmit do të jenë përfaqësues të përhershëm të kombeve të Aleancës si dhe anëtarë të bashkësisë diplomatike, ushtarake dhe ndërkombëtare të NATO-s, të cilët do të përkujtojnë 19 vjetorin e sulmeve terroriste.
Sulmet e koordinuara terroriste ndaj Qendrës Botërore të Tregtisë, Pentagonit vranë gati 3 000 Amerikanë dhe ndryshuan përgjithmonë rrjedhën e historisë Amerikane dhe horizontin e Nju Jorkut.

Kullat Binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë ishin simboli i fuqisë ekonomike të SHBA-ve duke qëndruar mbi Manhatan si qendër e tregtisë dhe biznesit që punësoi dhjetëra mijëra nga e gjithë zona e tre shteteve amerikane.

Agresorët përplasën avionët e pasagjerëve të rrëmbyer në secilën kullë, duke shkaktuar zjarre masive në zyra në secilën ndërtesë.

Ishte një pamje e tmerrshme për mbarë njerëzimin kur viktimat e bllokuara në apartamente në kulla hidheshin nga lart drejt tokës, drejt vdekjes së tyre.

Mijëra persona që reaguan menjëherë oficerë policie, zjarrfikës, ndihmësmjekë u mblodhën në Qendrën Botërore të Tregtisë për të shpëtuar sa më shumë jetë.

Një tjetër “sulm” si Covid-19 ka bërë që këtë vit të mos ketë një ceremoni zyrtare në kujtim të kësaj tragjedie për SHBA-në dhe amerikanët.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *