Vendosni fjalën kyçe....

Vrau me gurë bashkëfshatarin, kapet i dyshuari i ngjarjes në Peqin


Një 64-vjeçar është vrarë mbrëmjen e kaluar në Peqin, pasi është qëlluar me gurë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 23:30, ku shtetasi me inicialet Sh.H., 64 vjeç është dërguar në Spitalin Rajonal të Elbasanit, por për shkak të plagëve të rënda, nuk ka mundur dot të mbijetojë.

Gjatë mbrëmjes është arrestuar personi i dyshuar për vrasjen e 64-vjeçarit, bashkëfshatari i tij 51-vjeçar me inicialet S.ç.

“Arrestimi i tij u bë pasi më datë 10.09.2020, rreth orës 23:30 , në fshatin Lolaj, Peqin, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta shtetasi S.Ç ka goditur me mjet të fortë ( gurë), shtetasin Sh.H., 64 vjeç, banues në fshatin Lolaj, Peqin, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë sapo ka mbërritur në Spitalin Rajonal të Elbasanit”- thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale, “Vrasje me dashje”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *