Vendosni fjalën kyçe....

Zjarri në kampin grek, shtetet europiane bien dakord të marrin 400 prej fëmijëve migrantë


Pas zjarrit që shkatërroi kampin më të madh të Greqisë, Gjermania thotë se 10 vende evropiane kanë rënë dakord të marrin 400 të mitur të pashoqëruar të cilët qëndronin në atë kamp.

Në një konferencë shtyp, ministri i Brendshëm Horst Seehofer tha se shumica e refugjatëve të mitur do të shkonin në Gjermani dhe në Francë, shkruan BBC.

Afro 13,000 njerëz kishin jetuar në kushte mjeruese në kampin Moria në ishullin e Lesbos, në Greqi.

Familjet emigrantë kanë fjetur në fusha dhe në rrugë pas një zjarri që përfshiu kampin të mërkurën, ndërsa autoritetet po përpiqen t’i gjejnë atyre një vend për t’i akomoduar.

Pranë rrënojave të Morias, banorët e zonës bllokuan rrugët për të ndaluar organizatat bamirëse të shpërndanin ndihma dhe thanë se ishin kundër ndërtimit të çadrave të reja.

Për çfarë është rënë dakord?

Seehofer tha se Franca dhe Gjermania do të pranonin secila nga 100 deri në 150 fëmijë. Hollanda tashmë është zotuar të pranojë 50 prej tyre dhe Finlanda do të marrë 11. Seehofer tha se me shtetet e tjera vijojnë bisedimet se sa fëmijë do të pranojnë.

Vendet e tjera që pritet të marrin fëmijë përfshijnë Zvicrën, Belgjikën, Kroacinë, Slloveninë, Luksemburgun dhe Portugalinë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *