Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar në Lushnjë, ku një 51-vjeçar është vënë në pranga nën akuzën se ka kryer veprime të turpshme me një vajzë të mitur.
I arrestuari është identifikuar vetëm me inicialet A.B, 51-vjeç, por nuk jepet emri i tij i plotë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 51 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka kryer veprime të turpshme me një shtetase të mitur 12-vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale ‘Vepra të turpshme’.”- thuhet në njoftimin e policisë.
Kujtojmë se edhe në Pogradec është arrestuar një 47-vjeçar, Blerim Bizgjoni, i cili akuzohet se ka përdhunuar vajzën 14-vjeçare të mikut të tij, të cilën e mbante në shtëpi.