Vendosni fjalën kyçe....

Askush s’ja kishte dalë për 14 vjet, mësuesi anglez fiton çmimin e madh në “Kush dëshiron të bëhet milioner”


Një mësues në Britani, vëllai i të cilit kishte fituar çmimin prej 500 mijë poundësh, ka vendosur të provojë dhe vetë fatin në lojën “Kush dëshiron të bëhet milioner?”

Dhe 57-vjeçari Donald Fear, duket se paska qenë akoma më me fat, pasi ka rrëmbyer çmimin e parë prej 1 milionë poundësh, duke u bërë fituesi i parë në 14 vjet që e fiton këtë shumë.

Vëllai Davyth, i cili jep mësim gjeografie, u shfaq në shfaqje në shtator të vitit të kaluar. Donaldi tha se vëllai i tij ishte “heroi dhe miku i tij më i mirë”.

Donald Fear, i cili është mësues i historisë dhe politikës i ra një pyetje të cilën ai e dinte shumë mirë: “Në 1718, cili pirat vdiq në betejë në brigjet e asaj që tani është Karolina e Veriut?”

Fear tha se ai i kishte mësuar piraterinë një grupi studentësh rreth tetë vjet më parë dhe e mbante mend dhe datën e vitin 1718.

Prezantuesi shprehu habinë e tij për njohuritë e mësuesit të historisë përgjatë 15 përgjigjeve të sakta.

Siç shkruan BBC, Donald Fears është fituesi i gjashtë i një milion paundëve në historinë 22-vjeçare të shfaqjes. Plot 14 vjet askush nuk e kishte fituar këtë shumë.

Pas fitores së tij, babai i katër fëmijëve festoi duke shkuar në një festë në bregdetin e Northumberland me gruan e tij prej 33 vjetësh, infermieren Debs.

Dhe vëllai i tij i madh Davyth ka qenë gjithashtu pjesë e festimeve të tij.

“Ai është kaq i kënaqur për mua”– tha Donald Fear.

57-vjeçari tha se ai donte t’ja jepte të paktën 70% të parave familjes së tij dhe me pjesën tjetër të kalonte një “pension të rehatshëm”.

Që kur fitoi çmimin e parë, ai ka dhënë dorëheqjen nga shkolla ku jepte mësim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *