Vendosni fjalën kyçe....

Avokati i gjyqtares Margjeka: Vendimi për masën e sigurisë u mor jashtë dyerve të gjykatës



GJKKO ka lënë në fuqi vendimin për masën e sigurisë “arrest shtëpie” për gjyqtaren Mimoza Margjekaj dhe avokatin Skënder Demiraj.

Avokati mbrojtës i gjyqtares, tha se e gjithë sa ka ndodhur është një proces me prapavijë politike dhe sipas tij vendimi është marrë “jashtë gjykatës”.

Pas përfundimit të seancës, avokati Ilia Ilia tha: “Sigurisht që seanca zgjati shumë, pati rrethana të reja. Sigurisht që ky vendim është marrë jashtë kësaj gjykate. Ju jeni gazetarë dhe keni lirinë e të drejtës për informim. Shkoni pyesni në SPAK, ky është një proces që akuzohet një gjyqtare për marrjen e një shume parash e cila nuk është sekuestruar dhe nuk dihet nga kush është dhënë dhe nga kush është marrë. Dhe kjo është deklaruar nga pjesëmarrësit në proces. 

Kështu që këtu nuk ka çështje. Sigurisht ne do të ndjekim rrugën ligjore. Që është marrë jashtë gjykate, ky proces nuk është ligjor.”.

Gjyqtarja Margjeka i ka mohuar akuzat për korrupsion dhe ka debatuar në sallën e gjyqit për masën e sigurisë.

“E gjeta në Apelin e Gjykatës së Korçës, as që e mbaj mend lirimin e personit në fjalë, sepse nuk ka qenë çështje e imja. Unë qëndroj prej më shumë se një muaj në hotelin që përmendni ju, sepse nuk kam ku qëndroj.
Kam një vajzë të mitur për të mbajtur dhe e lë në këtë hotel, por kurrë pronari i këtij hoteli nuk ka ndërhyrë, me qëllim që unë të firmosja një vendim për lirimin e një të burgosuri. As nuk kam pranuar të vihen në dispozicion para”, ka thënë gjyqtarja.

Ajo ka kërkuar llogari edhe për masën e “arrestit me burg” për bashkëshortin, pasi sipas saj ai s’do e bënte kurrë këtë, duke qenë se është profesor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *