Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka denoncuar kryebashkiakun Veliaj lidhur me rindërtimin e munguar të shkollës në Pezë Helmës.
Ajo deklaroi se Veliaj ka gënjyer hapur duke ia hedur fajin mos mosrindërtimin e shkollës BE-së e UNDP-së. Zhupa theksoi se programi ‘EU4Schools’ nuk parashikon asgjë lidhur me shkollën në fjalë.
“Bashkia Tiranë gënjen hapur duke u përpjekur që fajin për rindërtimin e munguar të shkollës në Pezë Helmes t`ja hedhi Bashkimit Europian dhe UNDP. Me paturpësi dhe pa asnjë pergjegjesi publike gënjen qytetaret për shkollen 9 vjecare të “Peze Helmes” duke e paraqitur sikur rindërtimi i munguar është faji i Bashkimit Europian dhe agjencisë zbatuese UNDP. Programi “EU4Schools” nuk parashikon asgjë dhe nuk e ka në listen e vet të rindertimit shkollën e “Pezes Helmes” . Kjo e konfirmuar në website zyrtar të UNDP: https://www.al.undp.org/…/…/en/home/projects/eu4schools.html si edhe ne fotot me poshte. Këtu nuk përshihet shkolla 9 vjecare “Peze Helmes”. Kush mendoni se gënjen BE në webin zyrtar apo traktet e shpërndara nga Bashkia Tiranë? Sigurisht ata që e kanë zakon: Bashkia e Veliajt.” – shkruan Zhupa.
Më tej ajo pohon se nxënësit e Pezë Helmësit duhet të shkojnë ta ndjekin mësimin me turne në shkollën e Vaqarrit ndërsa në 10 muaj shkolla e vetme që është ndërtuar është ajo 3D. Zhupa shton se e vërteta nuk mund të fshihet me propagandën mashtruese të Bashkisë së Tiranës.
“Nxënësit dhe prindërit e Pezë Helmes jane aty, kushdo mund të shkoj t`i pyes dhe të interesohet për situaten e tyre dhe do të kuptoj se ju ka shkuar orari me turne për në shkollën e Vaqarrit. Pa asnjë mbështetje nga shteti, ndërkohe që shkolla e shpallur për tu shëmbur qëndron e palëvizur, për më tepër brenda saj shkojnë mësuesit dhe shpërndaheshin librat. Keni 10 muaj që skeni bërë asgjë, vetëm shkolla 3d ju ofroni qytetarëve. E vërteta nuk fshihet dot me propaganden mashtruese të Bashkisë Tiranë. T`ju vij turp nga banorët e Pezë Helmes që mashtroni dhe nga partneri jonë BE që mundoheni ta fajësoni ndërkohe që bëjnë gjithçka për të na ndihmuar.” – mbyll reagimin Zhupa.