Vendosni fjalën kyçe....

E merr në duar dhe e puth fort, momenti kur Sabri Fejzullahu merr pasaportën shqiptare (VIDEO)


Këngëtari i njohur Sabri Fejzullahu ka marrë nënshtetësinë shqiptare me dekret të Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Nën shoqërinë e të shoqes dhe mikut të tij Luan Rama, ish-ministër i brendshëm e sot zëvendëskryetar i LSI-së, Fejzullahu shkoi në mjediset e drejtorisë së policisë së Tiranës, në sektorin ku dorëzohen pasaportat.

Pasi ka marrë në dorë pasaportën, ka dalë që andej si shtetas i Republikës së Shqipërisë duke e puthur dhe shtrënguar fort në gjoks atë, që ai e quajti dokument të shenjtë.

Këngëtari i ka përcjellë falenderimet e tij Presidentit Meta duke treguar se sa krenar dhe sa i lumtur ndihet pas kësaj ndodhie.

“Më keni bërë krenar me këtë, keni nderuar punën dhe angazhimin tim një jetë të tërë në rritjen dhe lartësimin e kulturës Shqiptare kudo nëpër botë. Të faleminderit shumë! Ndjehem i vlerësuar dhe respektuar e kjo për mua do të thotë shumë”– ka shkruar këngëtari. Pas kësaj, një video qarkulloi në rrjet, ku Fejzullahu shihet duke puthur pashaportën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *