Duke kujtuar masakrat e Francës në Algjeri dhe Ruandë, presidenti turk tha se presidenti francez ‘nuk mund të na japë leksione për njerëzimin’.
Vërejtjet e Erdoganit erdhën në një simpozium të mbajtur në kryeqytetin e vendit, Ankara.
Në një referim të drejtpërdrejtë ndaj presidentit Emmanuel Macron, Erdogan tha: “Ju nuk keni njohuri të historisë. Ju nuk e dini historinë e Francës. Ju nuk mund të na mbani leksione mbi njerëzimin.” – shtoi ai, duke kujtuar masakrat në Algjeri ku u vranë rreth 1 milion njerëz dhe në Ruandë ku 800,000 njerëz u vranë.
“Mos u ngatërroni me Turqinë dhe popullin turk.” – shtoi Erdogan.
Më herët të enjten, përpara një samiti të vendeve anëtare të BE-së jugore, Macron tha: “Ne duhet të jemi të ashpër me qeverinë turke dhe jo me popullin turk, i cili meriton më shumë se qeveria Erdogan.”