Vendosni fjalën kyçe....

Formulari skandaloz i Shahinit për nxënësit: Deklaroj nën përgjegjësinë personale se s’jam me Covid-19


Ministria e Arsimit ka shpërndarë një formular për nxënësit e shkollave që të hënën e 14 shtatorit i rikthehen procesit mësimor.

Formulari është i përbërë nga dy pjesë me të parën që u kërkon fëmijëve të mitur që të deklarojnë nën përgjegjësinë e tyre personale se nuk kanë familjarë të prekur nga Covid-19 dhe se personalisht nuk janë të prekur nga Covid-19.

Pjesa e dytë i kushtohet prindit të nxënësit i cili duhet të deklarojë se fëmija i tij nuk është i prekur nga Covid-19.

Të dyja kërkesat janë problematike, gjë të cilën e ka theksuar avokati Jordan Daci.

Sipas tij, fëmijët e mitur nuk kanë sipas ligjit asnjë lloj zotësie për të vepruar dhe as që e kuptojnë rëndësinë e asaj që thekson formulari.

Pjesa tjetër problematike sipas avokatit është se prindërit nuk kanë nga të dinë që fëmija i tyre është i prekur nga Covid-19.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *