Vendosni fjalën kyçe....

Meta komenton shkrimin e ‘Le Monde’ për Shqipërinë: Shpopullimi emergjencë kombëtare me pasoja katastrofike


Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me një artikull të gazetës franceze “Le Monde”, ku flitet për ritmet shqetësuese të shpopullimit të Shqipërisë.

Meta e konsideron fenomenin një emergjencë kombëtare dhe kërkon adresimin e menjëhershëm, pasi pas tij çdo vonesë do të kishte pasoja katastrofike.

“Ritmet shqetësuese të shpopullimit të Shqipërisë edhe sipas prestigjozes “Le Monde” tregojnë se situata në vend është më dëshpëruese se në vitet ’90.

Adresimi i menjëhershëm i këtij fenomeni është emergjencë kombëtare, dhe çdo neglizhencë e mëtejshme do të kishte pasoja katastrofike.
Koha për të rikthyer shpresën tek shqiptarët është tani!
Rruga që duhet ndjekur është e qartë: Shqiptarët duhet të marrin në dorë fatet e tyre!
Çdo pritshmëri tjetër është NAIVITET, ILUZION dhe TRADHTI!”- shkruan presidenti.

Rama trajtohet në artikull si një artist vizual, që herë shfaqet si një partner i domosdoshëm i BE-së dhe gjithashtu është një mik i Presidentit turk, Erdogan. Ndërsa tregohen kontradiktat mes deklaratave të tij dhe statistikave, për emigrimin.

“Ai pretendon se, pas dekadave të emigrimit, Shqipëria është tani një destinacion i ri për investitorët dhe madje edhe për fuqinë punëtore migratore italiane.
Por statistikat tregojnë se që nga viti 1989 Shqipëria ka pasur shkallën më të lartë të emigracionit në Evropë, me migrim neto shumë negativ në 2018 dhe 2019”, thuhet në artikullin e medias pariziene.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *