Presidenti Meta ka kërkuar autoriteteve të ndërhyjnë menjëherë për shuarjen e flakëve në Priskë të Tiranës.
Kreu i shtetit shkruan se po e ndjek më shumë shqetësim situatën e përhapjes së zjarrit.
Ai thekson se është e pajustifikueshme për Shërbimin Zjarrfikës e Ministrinë e Mbrojtjes që nuk i kanë angazhuar të gjitha mjetet e efektivët për zvogëlimin e pasojave duke bërë tirrje për përgjegjësi ligjor ligjore.
“Me shqetësim po ndjek situatën aktuale të përhapjes së vatrës së zjarrit në zonën e Priskës, në Tiranë. U bëj thirrje autoriteteve qendrore dhe vendore të mos humbin më kohë në marrjen e masave të menjëhershme dhe efektive të emergjencës, për të neutralizuar zjarrin që po dëmton seriozisht pasurinë publike. Është e pajustifikueshme për strukturat e Shërbimit Zjarrfikës dhe të Ministrisë së Mbrojtjes që prej orësh nuk kanë angazhuar të gjitha mjetet dhe efektivët për minimizimin e pasojave. Për këtë krim të rëndë mjedisor duhet të mbahet përgjegjësi ligjore!” – shkruan Meta në Facebook.