Senatori Ted Cruz i kërkoi Departamentit të Drejtësisë që të hetojë Netflix-in për pornografi të miturish në serialin ‘Cuties’, ndërsa në SHBA ka një zemërim në rritje për filmin francez që ‘fetishizon dhe seksualizon vajzat e reja dhe mund të inkurajojë pedofilinë’.
Ted Cruz i bëri thirrje Prokurorit të Përgjithshëm, Bill Barr, të hetojë nëse Netflix, drejtuesit e tij ose krijuesit e filmave shkelën ligjet e pornografisë së fëmijëve në krijimin e filmit.
Në letër, Cruz kritikon filmin duke thënë se ai ‘seksualizon’ vajzat e mitura, shfaq ‘lakuriqësi të pjesshme të fëmijëve’ dhe në një moment ekspozon ‘gjoksin e zhveshur të një të miture’.
Filmi francez ‘Mignonnes’, i njohur si ‘Cuties’ në anglisht, përshkruan vajza të mitura në një grup vallëzimi, të veshur me veshje provokuese, duke kryer lëvizje seksuale.
Publikimi i tij në gjigantin Netflix të mërkurën shkaktoi një reagim të ashpër. Hashtagu #CancelNetflix ishte në trend në mediat sociale
Anëtarët e Kongresit nga i gjithë spektri politik bënë thirrje për veprim ndaj Netflix përfshirë një hetim të mundshëm nga Departamenti i Drejtësisë.