Për herë të parë pas disa muajsh, Jelekët e Verdhë u janë rikthyer protestave këtë të shtunë në rrugët e Parisit. Marshimi i mijëra personave shpejt u shndërrua zbriti në kaos, përleshje me policinë dhe arrestime të shumta.
Pas një pushimi të gjatë, për shkak të pandemisë covid-19, Jelekët e Verdhë dolën sërish në rrugët e qyteteve kryesore franceze.
Në Paris, turmat e protestuesve filluan të grumbulloheshin në qendër të kryeqytetit, ndërsa policia i kishte marrë masat duke qenë se priste një numër të madh pjesmarrësish.
Situata u bë më e tensionuar kur filluan përleshjet, duke bërë që policia të përdorë gazin lotsjellës dhe të bëjë arrestime në masë. Deri të shtunën pasdite, të paktën 200 persona u arrestuan ndërs numri mund të rritet në orët në vijim.
Demonstrata e fundit e madhe e Jelekëve të Verdhë u zhvillua në 14 Mars, vetëm tre ditë para se Franca të vendoste një bllokim të rreptë për shkak të epidemisë Covid-19.