Vendosni fjalën kyçe....

Për 2 ditë fillon mësimi, Manastirliu videomesazh për nxënësit, mësuesit e prindërit


Vetëm 2 ditë na ndajnë nga nisja e vitit të ri shkollor dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar një mesazh për nxënësit, mësuesit dhe prindërit.

Në videomesazhin e saj, Manastirliu i siguron nxënësit, prindërit dhe mësuesit që strukturat shëndetësore janë në gatishmëri dhe kërkon bashkëpunimin e të gjithëve për të përballuar këtë sfidë që shtron pandemia e Covid-19.

“Periudha që po afron nuk do të jetë e lehtë dhe përveç forcimit të kapaciteteve të sistemit shëndetësor, për të cilat kemi marrë masa në planin e Vjeshtë-Dimrit, kërkon gjithashtu angazhimin e të gjithë qytetarëve, veçanërisht çdo prindi, për rolin e rëndësishëm që duhet të luajë secili prej nesh, për të frenuar përhapjen e Covid19. Strukturat e sistemit shëndetësor janë në gatishmeri për t’ju përgjigjur çdo problematike, si dhe për të identifikuar dhe izoluar në kohë çdo rast të dyshuar”, tha Manastirliu.

Ministrja kujton rregullat e vendosura për frenimin e Covid-19 në shkolla dhe u kërkon nxënësve e mësuesve të mësohen t’i respektojnë ato.

“Duhet të mësohemi me maskën. Për çdo shqetësim, duhet të kontaktoni koordinatorin e shkollës, i cili sinjalizon menjëherë strukturat shëndetësore. Të kontribuojmë të gjithë për shkolla më të sigurta, për shëndetin e fëmijëve tanë, të mësuesve dhe të gjithë komunitetit!”, thotë ministrja.
Manastirliu u kërkon prindërve që të bashkëpunojnë me mjekun e familjes dhe ta sinjalizojnë atë për çdo gjë që shikojnë se nuk shkon tek fëmijët e tyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *