Vendosni fjalën kyçe....

Përdorte foton e Lorik Canës në aplikacionin për njohje, francezi arrestohet për përdhunim


Lorik Cana është përfshirë në një histori akuzimi seksual në Australi, pasi një person ka përdorur fotot e tij në aplikacionet e takimeve, për t’u njohur me vajzat.

Një shtetas francez i quajtur David Gabrieli, i cili jeton në Sidnei, është akuzuar për sulm seksual të katër grave që takoi në aplikacionet e njohura të takimeve RSVP dhe Bumble midis gushtit të vitit 2017 dhe janarit 2018.

“The Weekend Asutralian” shkruan se Gabriali hiqej në profilin e tij sikur ishte me profesion mjek dhe se punonte në ambasadën zvicerane të Australisë.

Ai përdorte fotografitë e futbollistit shqiptar Lorik Cana, në një përpjekje për të tërhequr gratë dhe për t’i bindur ato të vizitonin apartamentin e tij në Maroubra.

39 vjeçari i cili është baba i dy fëmijëve, ka deklaruar se është i pafajshëm për të 22 akuzat e ngritura kundër tij: 13 akuza për sulme të pahijshme, 5 akuza për marrëdhënie seksuale pa pëlqim, 2 akuza për marrëdhënie të rënda seksuale pa pëlqim dhe 2 akuza për ndalim për përparësi.

Të martën, në gjykatë foli një nga viktimat e tij, e cila e kishte takuar Gabrielin në një kafene pranë shtëpisë së tij, më 20 gusht 2017.

Kur kafeneja po mbyllej, ai e ftoi atë në shtëpinë e tij dhe dyshohet u përpoq “t’i çonte gjërat më tej”, por ajo nuk pranoi.

Në gjykatë gruaja tha se kishte folur me të në telefon para se të takoheshin rreth vendit ku ajo punonte dhe i kishte treguar se ku jetonte.

“Unë kisha shumë frikë se ai mund të dinte se ku jetoja”, -u shpreh ajo, duke u shpjeguar se pse nuk e raportoi menjëherë ngjarjen. Vetëm një vit pas incidentit, ajo kishte vendosur të bënte denoncimin, pasi kishte lexuar një artikull me pretendimet për sulme seksuale që shoqërohej me një foto të burrit që ajo kishte takuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *