Vendosni fjalën kyçe....

Policia jep informacionin zyrtar për plagosjen e sirianit në Durrës


Policia e Durrësit ka dhënë versionin e saj të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e sotme te Ura e Dajlanit të Durrës.

Fillimisht u raportua se në vendin e lartpëmendur ishin përplasur një grup sirianësh e për pasojë njëri prej tyre ishte plagosur me thikë.

Sipas bluve të qytetit bregdetar bëhet fjalë për një vetëplagosje nga ana e një shtetasi sirian.

Ai dyshohet se në kushte të rënda psikologjike ka qëlluar veten me thikë në dorë e pas dërgimit në spital është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 12.09.2020, rreth orës 21:00, në lagjen nr.4, Durrës, tek Rruga e Re e Portit, dyshohet se i ndodhur në kushte të rënda psikologjike ka dëmtuar veten me thikë në dorë, shtetasi sirian A.A., i cili është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *