Dhjetëra persona në qytetin australian të Melburnit kundërshtuan paralajmërimet e rrepta të policisë dhe u paraqitën në një tubim të ndaluar kundër bllokimit të vendosur nga qevera, i cili u mbush me turma oficerësh që përdorën forcën për të vendosur kufizimet e ashpra Covid-19.
E quajtur ‘Një ecje lirie ’, tubimi doli në rrugët e Melburnit në orët e paradites të së shtunës. Policia u përgatit për një pjesëmarrje masive të protestuesve, duke vulosur pistën e vrapimit në një shesh ku u zhvillua protesta e javës së shkuar.
Rreth 1,500 persona deklaruan gatishmërinë e tyre në internet për të marrë pjesë në protestë, duke u regjistruar përmes një grupi tashmë të fshirë në Facebook. Megjithatë, vetëm rreth 100 protestues u paraqitën në të vërtetë.
Protestuesit e paktë në numër u shpërndanë shpejt nga forcat e shumta të policisë që arrestuan 14 prej tyre.
Policia gjobiti më shumë se 50 persona ndërsa kishte paralajmëruar më herët se kushdo që thyente kufizimet e bllokimit mund të përballej me një gjobë deri në 1,652 dollarë australianë.
Shtëpia e pothuajse 5 milionë njerëzve, Melburni ka raportuar gjashtë vdekje të reja të lidhura me Covid-19 gjatë ditës së kaluar, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve të qytetit në 716.