Vendosni fjalën kyçe....

Putini i kërkon falje Vuçiçit për postimin e Maria Zakharovës


Postimi i zëdhënëses Maria Zakharova

Presidenti rus Vladimir Putin i ka kërkuar falje homologut të tij serb Aleksandar Vuçiçit për postimin e zëdhënëses Maria Zakharova, që e zemëroi atë.

Vuçiç foli për këtë në një televizion serb dhe Kremlini më vonë e konfirmoi deklaratën e tij, shkruan BBC.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova, publikoi një foto të Vuçiçit, ku ai ishte i ulur përballë presidentit amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe poshtë shfaqej një foto e këmbëve të aktores Sharon Stone. Pozicioni provokues i këmbëve të kryqëzuara është marrë nga filmi Basic Instinct.

Vetë zonja Zakharova kërkoi falje për postimin e saj. Ajo shprehej në postim se Vuçiçi dukej sikur po merrej në pyetje nga Trump-i.

Maria Zakharova

“Nëse jeni të ftuar në Shtëpinë e Bardhë, por karrigia juaj qëndron sikur të jeni duke u marrë në pyetje, duhet të uleni si në figurën numër 2. Kushdo që të jeni. Thjesht më besoni mua”– shkruante Zakharova.
Por të dielën ajo e azhurnoi postimin me një ndjesë, duke thënë se komentet e saj ishin keqkuptuar. Zakharova tha se po vinte në shënjestër “arrogancën” amerikane, jo udhëheqësin serb.

Vuçiç i cili e kishte konsideruar vulgar postimin, tha të enjten: “Presidenti Putin kurrë nuk më ka kërkuar falje për asgjë dhe as Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov. Por të dy e bënë.”

Presidenti serb tha se ai kishte folur me Putinin me telefon dhe se ky incident ishte kalimtar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *