Disa shtetas sirianë janë përleshur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit.
Nga përleshja është plagosur me thikë njëri prej tyre, i cili është dërguar në spital në gjendje të rëndë.
Përplasja ka ndodhur pranë vendit të njohur si Ura e Dajlanit. Nuk dihet ende nëse ka të ndaluar nga policia për sherrin e ndodhur.