Studiuesit në Universitetin Shtetëror të Ohajos kanë zbuluar se mjekimi më i zakonshëm në botë kundër dhimbjeve, Acetaminophen ( i njohur edhe si Paracetamol, Tylenol dhe Panadol), rrit rrezikun e përdoruesve, gjë që mund të ketë pasoja drastike në shëndetin publik.
Studiuesit tani besojnë se efektet e mjekimit shtrihen përtej lehtësimit të dhimbjes fiziologjike dhe në fakt mund të ndikojnë në proceset psikologjike.
Duke u bazuar në hulumtimet e tyre ekzistuese, të cilat treguan se Acetaminophen mund të ulë ndjeshmërinë ndaj ndjenjave, të zvogëlojë shqetësimin për vuajtjet dhe funksionin njohës normal në shkallë të ndryshme.
“Acetaminofeni duket se i bën njerëzit të ndiejnë më pak emocione negative kur marrin në konsideratë aktivitete të rrezikshme – ata thjesht nuk ndihen aq të frikësuar”, thotë neuroshkencëtari, Baldwin Way nga Universiteti Shtetëror i Ohajos.
Studimi i fundit sugjeron që ilaçi mund të ndryshojë perceptimin njerëzor dhe vlerësimin e rrezikut.
Në një seri eksperimentesh që përfshinin mbi 500 studentë të universitetit, Way dhe ekipi i tij testuan sesi dozimi maksimal ditor i të rriturve prej 1.000 mg ndikoi në sjelljen e pjesëmarrësve në ndërmarrjen e rrezikut krahasar me ilaçin placebo.