Vendosni fjalën kyçe....

Tesla njeh konkurrentin, General Motors nis prodhimin e kamionçinës elektrike


Start-up elektrik Nikola dhe General Motors (GM) njoftuan të martën një partneritet strategjik për të prodhuar një kamionçinë elektrike të quajtur ‘Badger’. Ajo do përdorë teknologjinë e baterive Ultium të vlerësuar gjerësisht nga GM.

Sipas marrëveshjes, GM do të marrë 11 përqind të pronësisë te Nikola, i cili do të prodhojë kamionçinën elektrike deri në fund të vitit 2022.

GM gjithashtu merr të drejtën të emërojë një anëtar bordi në këmbim të shërbimeve në natyrë. Prodhuesi i automjeteve do të furnizojë qelizat e karburantit të Nikolës globalisht, përveç Evropës, për kamionin e tij të klasit 7/8.

“Nikola është një nga kompanitë më inovative në botë. General Motors është një nga kompanitë kryesore të inxhinierisë dhe prodhimit në botë. Ju nuk mund të ëndërronit për një partneritet më të mirë se ky.” – tha themeluesi dhe kryetari ekzekutiv i Nikola, Trevor Milton.

Kamionçina pritet të bëhet konkurrenti i Cybertruck të Teslas. Do të ketë një diapazon të vlerësuar deri në 600 milje (965 kilometra), që është 100 milje më shumë se diapazoni maksimal i vlerësuar i mjetit të Tesla.

Nikola thotë se çmimi do të fillojë nga 60,000 dollarë për versionin e automjetit elektrik dhe 90,000 dollarë për atë që përfshin edhe qelizën e hidrogjenit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *