Vendosni fjalën kyçe....

“Ylber Ramadani me COVID-19, u infektua në Shqipëri”- klubi danez konfirmon lajmin


Futbollisti shqiptar Ylber Ramadani është infektuar me koronavirus. Lajmi është konfirmuar nga klubi i tij Vejle në Danimarkë.

Mediat daneze shkruajnë se Ramadani është infektuar gjatë udhëtimit të tij në Shqipëri, për t’u pregatitur për ndeshjen me Bjellorusinë.

Menaxherit teknik i klubit Jakob Kruger, tregon se mesfushori ka rezultuar pozitiv një javë më parë dhe e kishte kaluar një javë në karantinë në Shqipëri.

24-vjeçari Ramadani, i cili sipas klubit ka qenë pa simptoma gjatë gjithë kursit, është përsëri në terren për stërvitje, por duhet t’i nënshtrohet një programi rehabilitimi para se të mund të marrë pjesë në një ndeshje.

Kujtojmë se vazhdimisht ka patur zëra se Ramadani është infektuar me koronavirus, por FSHF doli me një deklaratë se të tre futbollistët: Ardian Ismajli se Ylber Ramadani dhe Hysen Memollës, kishin dalë negativ në testet për COVID-19. Madje publikoi edhe foto të përgjigjes së testeve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *